Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

Sunak nuk përjashton mundësinë për t’i dhënë avionë luftarakë Ukrainës, reagon menjëherë Rusia: Do paguani!

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi i tij t’i dhurojë ushtrisë ukrainase avionë luftarakë.

I pyetur nga gazetarët, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky, i cili zhvilloi sot në një vizitë surprizë në Londër, Sunak tha se “gjithçka është në tavolinë”.

Dëshira e Zelensky për të marrë avionë luftarakë nga Britania, u duk nga dhurata e veçantë që zgjodhi t’i bënte parlamentit britanik, një helmetë aviatori ukrainas. Në fjalimin e tij të fortë, Zelensku tha në Parlamentin Britanik se “liria do të fitojë”.

Por i menjëherëshm ka qenë edhe reagimi i Rusisë, përmes ambasadës në Londër, duke deklaruar se Britania “do ta paguajë”, nëse vendos t’i japë avionë luftarakë Ukrainës.

Më herët gjatë janarit, ushtria ukrainase mori mbi 100 tanke nga Gjermania, Britania dhe SHBA.

Më shumë