Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulmuan uzinën e Gramshit, dalin para trupës gjykuese 2 rusët dhe ukrainasi, Gjykata hedh poshtë kërkesën e avokatit Vishaj për përkthyes

Shkruar nga Newsbomb
Sulmuan uzinën e Gramshit, dalin para trupës gjykuese 2 rusët dhe

Dy rusët dhe ukrainasi që sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para gjykatës.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov të akuzuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim, apeluan masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke kërkuar kështu një masë më të lehtë.

Ndërkohë, më herët avokati i shtetasit ukrainas, Saimir Vishaj, kërkoi një përkthyes në gjuhën ukrainase për klientin e tij pasi ai nuk kupton atë rusë.

Mirëpo, kjo kërkesë e Vishajt është hedhur poshtë nga Gjykata. Vishaj deklaroi se është arbitrare t’i mohohet gjuha amtare dhe t’i flitet në rusisht kur i vëllai është gjymtuar nga sulmet ruse në Ukrainë.

Sipas avokatit, autorësia e goditjes ka një emër, atë të Mikhail Zoren, ndërsa klienti i tij pasi ka ardhur nga Durrësi ka kontaktuar në Instagram me dy shtetasit e tjerë dhe kanë vendosur të lëvizin me makinën luksoze bashkarisht.

Edhe dy shtetasit rusë kanë kërkuar të njëjtën masë sigurimi personal, atë të detyrimit për paraqitje pranë policisë gjyqësore. Vishaj kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj klientit dhe t’i zhvillojë online studimet e masterit.

Gjatë seancës së kaluar Vishaj e cilësoi shkelje të procedurës faktin që klienti i tij, një shtetas ukrainas u mor në pyetje në gjuhën ruse, duke iu mohuar kështu gjuha e tij zyrtare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese