Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Sulmuan uzinën e Armëve në Gramsh, lihen në burg dy agjentët rusë dhe ukrainasi

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shtetasit rusë dhe një ukrainas, duke lënë në fuqi masën e vendosur më herët nga gjykata e Elbasanit.

Bëhet me dije se Mikhail Zorin, Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi Fedir Alpatos janë lënë në burg, të cilët akuzohen se sulmuan uzinën e Armëve në Gramsh, si dhe lënduan me sprej dy ushtarë shqiptarë.

Kujtojmë se 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar në muajin gusht pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.


Më shumë