Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sulmuan eskortën e Ramës në zgjedhjet e 2019, Prokuroria mbyll hetimet për incidentin në Librazhd: Të pandehur kryetarë dhe një ish-deputet i PD (EMRAT-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Sulmuan eskortën e Ramës në zgjedhjet e 2019, Prokuroria mbyll

7 zyrtarë të Partisë Demokratike në Librazhd dhe Prrenjas janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Elbasanit, për incidentin e ndodhur dy vite më parë në këtë qark. Drejtuesit lokalë të PD organizuan një protestë dhe i bllokuan rrugën eskortës së Ramës.

Partia Demokratike nuk i njohu dhe as nuk mori pjesë në zgjedhjet e viti 2019, duke mos drejtuar asnjë bashki të vendit. Në disa qytete të vendit u regjistruan dhe incidente, si ai në Librazhd.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje dhe ka marrë të pandehur 7 persona:

1- Bujar Vreto, kryetar i PD Librazhd;

2- Aurel Bylykbashi, ish-deputet i PD në Elbasan;

3- Arjan Karriqi, kryetar i PD Prrenjas;

4- Leonard Ozuni, sekretar i PD;

5-Erlind Gurra, sekretar i PD;

6- Bujar Kojku, simpatizant i PD;

7- Dashamir Boja, simpatizant i PD.

Këta shtetas, akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve” dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese