Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

SULMON ashpër Erion Braçe, filmon kantierin e ndërtimit poshtë shtëpisë në Tiranë: Pylli orbital i betonit, këtë qytet po e shkatërrojnë parellinjtë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale. Numri dy i qeverisë ka filmuar nga dritarja e shtëpisë së tij në Tiranë, zonë në të cilën po bëhen ndërtime.

Me ironi ‘kantieri i madh i pyllit orbital te betonit!’, e cilëson ai atë që po ndodh poshtë banesës së tij.

Sipas Braçes investitori ka zënë gjysmën e trotuarit, ku thekson se deri tre ditë më parë ishte në kufijtë e tij.

“Tre dite me pare, bertita une, u be sikur u reagua! Madje dhe investitori me shkruajti, donte gjysmen e trotuarit. I thashe dhe atij, ne kete qytet nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni, por edhe ne qe duam te jetojme si njerez”, shkruan Braçe ndër të tjera, ndërsa thekson se tashmë trotuari është zënë.

Më tej Braçe në denoncimin e tij nuk lë pas edhe bashkinë, ku thekson se 1 vit më parë aty u nis të bëhej pedonale, më pas korsi biçikletash me më pas parking.

“U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit!”, shkruan ai, ndërsa shton se gjithçka është bërë që të fitojnë dy investitorë.

Reagimi i plotë:

Prej dritares sime:

KANTIERI I MADH I

PYLLIT ORBITAL TE BETONIT!

Une nuk e di se kur do gjendet

nje ekuiliber midis ketyre qe

duan te fitojne e te fitojne dhe,

ne te tjereve qe duam

te jetojme e te jetojme!

Si ka mundesi qe keta qe

fitojne e fitojne,

as e paten e as do e kene kulturen e

mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike,

per te gjithe!

Shiheni,

njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit;

e quan rrethim kantieri!

Deri tre dite me pare, te shtunen,

ishte ne kufijte e tij, sot jo me!

Tre dite me pare,

bertita une, u be sikur u reagua!

Madje dhe investitori me shkruajti,

donte gjysmen e trotuarit.

I thashe dhe atij,

ne kete qytet

nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni,

por edhe ne qe duam te jetojme si njerez.

As kuptoi e as u bind!

Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire!

Nje vit me pare,

ne kete rruge u investuan 1 milion USD.

U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me;

U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me;

U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes;

U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit!

Madje madje,

ndodh edhe me shume se kaq;

Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert,

duke i rrezikuar me jete te gjithe!

E pse?

Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj.

Ne tabele,

duket nje rruge alternative,

por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke!

Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere!

E shkaterrojne parellinjte!

Nga ish rruga Faik Konica,

nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda,

kalofshi nje dite te mire!

 
 
 
View this post on Instagram

 
 

Prej dritares sime: KANTIERI I MADH I PYLLIT ORBITAL TE BETONIT! Une nuk e di se kur do gjendet nje ekuiliber midis ketyre qe duan te fitojne e te fitojne dhe, ne te tjereve qe duam te jetojme e te jetojme! Si ka mundesi qe keta qe fitojne e fitojne, as e paten e as do e kene kulturen e mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike, per te gjithe! Shiheni, njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit; e quan rrethim kantieri! Deri tre dite me pare, te shtunen, ishte ne kufijte e tij, sot jo me! Tre dite me pare, bertita une, u be sikur u reagua! Madje dhe investitori me shkruajti, donte gjysmen e trotuarit. I thashe dhe atij, ne kete qytet nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni, por edhe ne qe duam te jetojme si njerez. As kuptoi e as u bind! Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire! Nje vit me pare, ne kete rruge u investuan 1 milion USD. U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me; U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me; U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes; U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit! Madje madje, ndodh edhe me shume se kaq; Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert, duke i rrezikuar me jete te gjithe! E pse? Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj. Ne tabele, duket nje rruge alternative, por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke! Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere! E shkaterrojne parellinjte! Nga ish rruga Faik Konica, nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda, kalofshi nje dite te mire!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

 

Më shumë


spot_img









spot_img