Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Sulmoi sot SHBA për Berishën, Artan Hoxha i shkruan Metës: Informo komshinjtë të hedhin në det gjithçka kanë gruposur poshtë rrënjëve të ullirit, te vilat në Gjirin e Lalzit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Aratan Hoxha shkruan për deklaratën e sotme të Presidentit Ilir Meta, i cili quajti “të pacipë” Amerikanët pasi shpallën “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. “Me ne fund, Shkelqesia e tij u be i gjalle dhe foli… Foli hapur, por foli keq..”, shkruan Hoxha.

Ai shkruan se nesër marinsat amerikanë do të bëjnë një demonstrim force në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë zyrave të Metës, dhe i thotë që të vendosë nëse do t’i përshëndesë apo ajo.

“Per kuriozitet, Marinsat kane sjelle me vete nje paisje te fuqishme per te kerkuar metalet e renda si floriri. Kam marre vesh se kur te largohen, nuk do ta marrin me vete, por do tia lene si dhurate Byrose Kombetare te Hetimit(BKH)… Prandaj si banore i kompleksit luksoz ne Gjirin e Lalzit, ben mire ti informosh edhe komshinjte, qe te hedhin ne det gjithçka qe kane groposur poshte rrenjeve te atij ullirit 300 vjeçar…”, vijon gazetari.

Shkrimi i plotë i Artan Hoxhës:

Shkelqesi, çdo fjale qe do thuash nga ky moment, do te perdoret kunder teje ne proçes…

Me ne fund, Shkelqesia e tij u be i gjalle dhe foli…

Foli hapur, por foli keq..

Foli ashtu si di ai, per “fleterrufe” amerikane, per “akt te shemtuar, te pabese dhe te poshter”, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kunder Berishes, familjes se tij dhe aleateve te tij…

Shkelqesi, nese nje kopje e “fleterrufese” amerikane te ka ardhur per momentin poshte deres, ben mire qe flet.

Por bej kujdes, ti e di keshillen qe sherifi amerikane te thote, ndersa te hedh hekurat:

“Çdo fjale qe do te thuash nga ky moment, do te perdoret kunder teje ne proçesin gjyqesor”…

Deri diten kur SHERIFF-i te vendos per ta ngjitur “fleterrufene” ne shtylle, ke kohe te porositesh nje pale “breke” çeliku, se ato prej hekuri nuk te bejne pune…

Marinsat Amerikane do te bejne nje demostrim force ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, fiks para zyres tende…

Nese do ti pershendesesh me dore nga dritarja, apo do te dalesh ti nderosh ushtarakisht te vendroja e ushtarit te gardes, kjo eshte pune per ty…

Per kuriozitet, Marinsat kane sjelle me vete nje paisje te fuqishme per te kerkuar metalet e renda si floriri.

Kam marre vesh se kur te largohem, nuk do ta marrin me vete, por do tia lene si dhurate Byrose Kombetare te Hetimit(BKH)…

Prandaj si banore i kompleksit luksoz ne Gjirin e Lalzit, ben mire ti informosh edhe komshinjte, qe te hedhin ne det gjithçka qe kane groposur poshte rrenjeve te atij ullirit 300 vjeçar…

Shkelqesi, derisa “fleterrufeja” per ty te ngjitet ne shtylle, ke ende pak kohe per te lehtesuar poziten tende.

I tregon ose jo “shoket” ne kete beteje kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes, aleatit dhe mbrojtesit me te madh ne planet te Kombit Shqiptar, kjo eshte pune per ty…

Meqe eshte fundjave dhe ti zakonisht e kalon ne Gjirin e Lalzit, bej te fala komshiut, komishijes dhe familjes se tyre…

Abaz Aliu, atje ne majen e malit te shenjte te Tomorrit, te marrte me sy te mire…

Paç fat, Shkelqesi….

Më shumë

spot_img
spot_img