Një oficere policie u godit me thikë pasditen e sotme në periferi të Parisit.
Sipas medieve të huaja, agresori plagosi në qafë efektiven gjatë kohës që ajo po kthehej në zyrë. Pas sulmit ai u qëllua për vdekje me dy plumba nga dy kolegët e oficeres.
Para sulmit autori thirri “Allahu Akbar”. Sipas raportimeve të para thuhej se autori i sulmit ishte nga Tunizia, ndërsa policia po heton rastin, nëse mund të ketë lidhje me ndonjë sulm terriorist.