Hapësire reklamuese

Showbiz

Sulmoi komunitetin LGBT, i fshihet statusi nga Facebook, Julian Deda: Degradim të mbarë

Shkruar nga Newsbomb

Një status i bërë në profilin e Julian Dedës nuk i ka pëlqyer një kategorie të caktuar, që ka kërkuar që reagimi të fshihet, dhe për këtë ia ka arritur qëllimin.

Aktori i humorit kritikonte disa fenomene aspak normale me të cilat nuk ndeshemi vetëm në rrugë, por edhe në media. Ndërsa pjesa tjetër e statusit sulmonte komunitetin LGBT.

“Yyyy sa shumë lajme dhe statuse për silikone, bythë, cica fallco, puthje lesbike dhe promovim homoseksualizimi. Ne të tjerët që kemi punuar të veshur dhe që jemi straight, ja paskemi futur kot. P.s. Zorrët në fyt!”,- shkruante Deda në statusin që iu hoq nga profili i tij në Facebook.

Pas këtij veprimi, aktori ka reaguar sërish duke denoncuar censurimin, por nuk ka akuzuar askënd, përveç dyshimeve që ai ka.

“Dikush më çensuroi..! Ky status i hedhur mbrëmë në profilin tim, i cili ka të bëjë me paçavuret që ne shohim përditë në ekranet tona duke bërë një thirrje modeste për më shumë etike dhe nivel, ky status u bllokua në mënyrë që miqtë e mi të mos komentojnë. Nuk dua të vë gishtin se kush e ka bërë dhe nuk dua të mendoj se komuniteti LGBT ka urdhëruar ushtrinë e tij për t’i bërë report, por kush do ta ketë bërë është një turp dhe njëkohësisht një shfaqje hapur e komplekseve dhe frikës nga e vërteta. Degradim të mbarë”,- shkruan ai në këtë reagim të dytë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.