Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sulmoi ashpër Metën, ish-drejtoresha e Tatimeve akuzon Fatos Nanon: Është shitur për një leje ndërtimi

Shkruar nga Newsbomb
Brisida Shehaj - Fatos Nano

Fatos Nano ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku ka folur për kohën kur ishte kryetar i PS dhe kryeministër, ndërkohë komentoi dhe figurat kryesore të politikës, atëherë dhe sot.

Ish-kryeministri Nano hodhi akuza të forta në drejtim të Ilir Metës, duke thënë se ai është i vetmi politikan tek i cili shikon 7 mëkatët e Biblës. “E shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë”, tha Nano.

Por përgjigja për sulmet ndaj Metës, ish-kryeministrit i ka ardhur sot nga Birisda Shehaj. Ish-drejtoresha e Tatimeve, e Ramës që sot i është bashkuar LSI-së, akuzon Fatos Nanon se është shitur për leje ndërtimi.

“Hall të madh rilindja. Dikur i shante, i gyente, i perdhoste me veze e domate. Sot si për qoka punësimi apo leje ndërtimi bërtasin sa e mirë rilindja. Nuk e di pse Fatos Nano vazhdon ende të shesi socialistët. Por ai harron që nuk jemi socialistët naiv të ’98”, shkruan Shehaj.

Lexo edhe: Fatos Nano sulmon ashpër Ilir Metën: Politikani që shoh pjesën më të madhe të 7 mëkateve

Screenshot_2.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll