Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Sulmohet shkrimtari i famshëm Salman Rushdie, dyshohet se e kanë qëlluar me thikë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Novelisti i famshëm Salman Rushdie raportohet se është sulmuar me thikë teksa po mbante një fjalim përpara audiencës në Nju Jork.

Rushdie po fliste në një event në Institucionin Chautaqua të Nju Jorkut kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje nga myslimanët, për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”.

Libri “Vargjet Satanike” është frymëzuar nga një legjendë e Profetit Muhamed. Rushdie shkruan se tre ajetet e Kuranit iu thanë Profetit Muhamed nga djalli i maskuar si Zoti. Libri u quajt blasfemi.

Në atë kohë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini lëshoi një fetva, vendim ligjor i bazuar në ligjet e sheriatit, që i bënte thirrje çdo myslimani të vriste Rushdien.

Ndonëse qeveria aktuale e Iranit është distancuar nga urdhri për të vrarë shkrimtarin, vendi ende ka në fuqi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për këdo që e vret atë.

Në vendngjarje janë parë shenja gjaku
Në vendngjarje janë parë shenja gjaku

 

Novelisti i famshëm Salman Rushdie
Novelisti i famshëm Salman Rushdie

Policia ka arrestuar një djalë të ri që besohet të jetë autori i dyshuar i sulmit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img