Hapësire reklamuese

Rajoni

Sulmohet seksualisht 16-vjeçarja nga i dashuri i saj, dyshohet se e shantazhonte

Shkruar nga Newsbomb
Sulmohet seksualisht 16-vjeçarja nga i dashuri i saj, dyshohet se e

Një tjetër sulm seksual është raportuar te autoritetet në Prishtinë, pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona vetëm pak ditë më parë.

Sipas denoncimit në polici, një 16-vjeçare është sulmuar seksualisht nga i dashuri i saj 18-vjeçar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Sipas gazetës “Sinjali”, 18-vjeçari i cili kishte jo më pak se një vit i lidhur me minorenen, dhe dyshohet se gjatë kësaj periudhe e ka shantazhuar. Ka qenë vetë 16-vjeçarja që ka kallëzuar në Prokurori.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu