Hapësire reklamuese

Rajoni

Sulmohet me thikë çifti shqiptar në Mikonos, i dhunuari apel për ndihmë: Ish-kunetërit më kërcënojnë, duan që të dorëzoj pronën në Thumanë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Dy shtetas shqiptarë janë dhunuar dhe kërcënuar ditën e sotme në ishullin Mikonos.

Lajmi u bë i ditur nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, pasi shqiptari Jonild Muça i kishte dërguar mesazh në rrjete sociale duke kërkuar ndihmë.

Muça, me origjinë nga Thumana e Krujës, bën me dije se dy personat që e kanë dhunuar janë ish-kunetërit.

Sipas tij, dy vëllezërit e ish-bashkëshortes së Muçës e kërcënojnë me vdekje nëse nuk pranon të dorëzojë pronën në Thumanë tek motra e tyre.

Ai gjithashtu shprehet se nuk mund të njoftojë policinë pasi është me letra azilanti në Greqi.

Jonildi ka kërkuar ndihmën e shoqatës për të transportuar fëmijët nga shkolla në një ambient të sigurtë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll