Gjatë orëve të para të mëngjesit disa raketa kanë “fluturuar” mbi kokat e besimtarëve të cilët po falnin namazin e Kurban Bajramit.
Sipas mediave të huaja mësohet se raketat kanë rënë afër pallatit presidencial në Kabul gjatë kohës së faljes së namazit.
Video by national TV shows the moment rockets landed near the Presidential Palace during Eid prayers this morning. pic.twitter.com/WmEniyfLfM
— TOLOnews (@TOLOnews) July 20, 2021
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i këtij shteti, Ashraf Ghani. Nga videot e publikuara të rrjet shihet momomenti kur raketat po shpërthenin, por pavarësisht shpërthimeve afër vendit ku po mbahej ceremonia, pjesëmarrësit nuk e ndërprenë namazin.
Kujtojmë se pasiguria është shtuar javët e fundit në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të amerikane dhe aleatëve.