Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

E parkuar në qendër të Tiranës, makinës së drejtorit të Bashkisë i hidhet shishja me benzinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nëj sulm me molotov ka ndodhur ditën e sotme ndaj makinës së drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushes.

Policia njofton se një person akoma i paidentifikuar ka hedhur një shishe me lëndë djegëse poshtë mjetit të parkuar të Tushes në afërsi të Bashkisë Tiranë. Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar dëme, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T.

Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë




spot_img








spot_img