Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sulmohet me armë lokali i Gjovalin Prendit në Lezhë, 6 vite me parë me breshëri kallashnikovi i ekzekutuan nipin

Shkruar nga Newsbomb
Sulmohet me armë lokali i Gjovalin Prendit në Lezhë, 6 vite me

Është sulmuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm lokali në pronësi të Gjovalin Prendit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06.30 të mëngjesit, ku persona të paindetifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të lokalit dhe më pas janë larguar.

Gjovalin Prendit në vitin 2014 i kanë ekzekutuar nipin Taulant Prendi 27 vjeç, teksa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurel Prendi 25 vjeç.

Kujtojmë që ekzekutimi i 27-vjeçarit ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip "Golf" ku dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre.

Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aurel Prendi mbeti i plagosur rëndë.

1608970042_ktate3.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll