Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sulmohet Konsullata turke në Prizren, arrestohen 5 persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

74a419743641e09b7dfe1198edf4a472

Në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një sulm me lëndë djegëse.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha për sulmin të ndodhur ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, bëri të ditur se 5 persona janë arrestuar.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha bëri të ditur se në orën katër të mëngjesit ndaj Konsullata është gjuajtur me një lëndë, e cila mendohet se është gaz molotovi. Ai u shpreh që kjo do të vërtetohet së shpejti.

“Të gjitha ekipet e policisë së bashku me mua si prokuror kemi dalur në vend të ngjarjes, kemi dhënë udhëzimet për hetuesit. Forenzika ka kryer punën e vet. Ndërkohë falë një angazhimi serioz të Kosovës janë arrestuar 5 persona, janë intervistuar dhe ata janë nën ndalim. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Hoxha.

Ndërkaq kryprokurori gjithashtu bëri të ditur se me këtë rast ka pasur dëme të vogla materiale, ku është thyer një xham i Konsullatës.

“Nuk ka dëmtim tjetër të ndërtesës, as dëme në njerëz”, tha së fundi Hoxha, duke bërë të ditur se ndodhet në një takim me konsullen e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, Selen Evcit.

MPJ e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumëetnik si Kosova.

Në një njoftim nga MPJ thuhet se ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, ku e ka dënuar ashpër aktin.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë”, thuhet në njoftim nga MPJ.

Lexo edhe: Disa persona heqin flamujt e Turqisë nga rrugët: Sot është festa e shqiptarëve

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img