Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Sulmohet fizikisht deputeti nga Kumanova

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tetë persona, disa prej të cilëve policë civilë të armatosur, mbrëmë vonë kanë sulmuar fizikisht deputetin e LSDM-së Maksim Dimitrievski nga Kumanova. Për fat të mirë, Dimitrevski ka vetëm lëndime të lehta në krahun e tij. Rasti është raportuar në polici, por siç mëson Plusinfo, askush nuk është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në restorantin “Palace” në Kumanovë, ku Dimitrievski kishte një festë familjare me të afërmit dhe miqtë.

Tetë Sulmuesit, të dehur, fillimisht e kanë provokuar deputetin Dimitrievski, pastaj e sulmuar fizikisht dhe gjatë poërleshjes në dysheme ka rënë arma e policëve me rroba civile.

‘Unë u përpoqa të tërhiqem, që të mos t’iu përgjigjem provokimeve, por unë patjetër e kisha për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur gruan time, ditëlindja e së cilës e kemi festuar. Sulmuesit nuk i njoh. Më vonë policia më tha se personat e armatosur ishin policë të veshur si civilë. Ishin të vrazhdë dhe të dhunshëm, është përmendur OBRM dhe mund të ndodhte edhe problem më i madh’, tha mbrëmë Maksim Dimitrievski.

‘Natyrisht, qëllimi është për të më luftuar mua dhe unë mendoj se nuk do të ndalen. Kam frikë se policia do t’i marrë ata në mbrojtje dhe do të shpikin një histori se dy grupe kanë marrë pjesë në një zënkë në lokal. Kjo është e tmerrshme’, shprehet i zemëruar Dimitrievski.

Më shumë

spot_img