Hapësire reklamuese

Bota

Sulmohet "dhunshëm" burri i Nancy Pelosit, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Sulmohet "dhunshëm" burri i Nancy Pelosit, kryetares së

Paul Pelosi, bashkëshorti i ligjvënëses amerikane Nancy Pelosi, është sulmuar "dhunshëm" në shtëpinë e tij, njoftojnë mediat amerikane. Autori është kapur dhe është duke u marrë në pyetje, ndërkohë që zonja Pelosi nuk ka qenë atë moment në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në rezidencën e çiftit në San Francisko, ku bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, është përballur me agresorin e dhunshëm.

“Herët këtë mëngjes, një sulmues hyri në rezidencën Pelosi në San Francisko dhe e sulmoi dhunshëm zotin Pelosi”, tha zëdhënësi Drew Hammill. “Sulmuesi është në paraburgim dhe motivi i sulmit është nën hetim."

“Z. Pelosi u dërgua në spital, ku po merr kujdes të shkëlqyer mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht”, shtoi Hammill.

Motivi e ngjarjes nuk dihen ende, nëse ka qenë një sulm i qëllimshëm apo një tentativë grabitje që ka përfunduar me përplasje të dhunshme. “Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për përgjigjet e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, shtoi Hammill.

Paul Pelosi është një biznesmen amerikan që zotëron dhe operon Financial Leasing Services, Inc., një firmë konsulence dhe investimesh në pasuri të paluajtshme dhe kapitale sipërmarrëse me bazë në San Francisko. Ai ishte pronar i ekipit Sacramento Mountain Lions në United Football League.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu