11 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi të armatosur në në burg të sigurisë së lartë në Republikën Demokratike të Kongos, duke liruar 900 të dënuar.
Autoritetet njoftuan se sulmuesit kanë përdorur armatime të rënda për të sulmuar burgun në qytetin Beni, duke liruar qindra të burgosur.
Të paktën 8 nga të vdekurit janë roje burgu, ndërsa identiteti i sulmuesve nuk dihet ende. Sipas mediave lokale, sulmuesit mund të jenë pjesë e një milicie që operon në atë zonë, e quajtur “Mei-Mei”.
Sondazh
Poll