Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Gazetarët të cilët po raportojnë zhvillimet e fundit në komunën e Leposaviçit, janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar.
Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës. Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore.
Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.
Sondazh
Poll