Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja, Ardian Gola, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, se në deklaratat që ky i fundit bën për ngjarjen e ndodhura në veri të Kosovës, të përmendë në mënyra të qartë se Serbia është orkestruese e sulmit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Gola ka kërkuar gjithashtu që kryeministru Edi Rama të kërkojë një mbledhje të OKB-së lidhur me sulmet e ndodhura në Kosovë.
“Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t'i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë... e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë”, shkruan ai.