Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Sulmi terrorist në Francë, reagon presidenti i Parlamentit Europian: Të bashkohemi kundër dhunës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec4d69519982845bd8946d6f9011acac

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është shprehur i tronditur për masakrën në Nice të Francës, ku humbën jetën 3 persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sassoli shkruan se ndihet i trishtuar nga lajmi i këtij sulmi dhe se duhet të bashkohen kundër dhunës dhe atyre që e nxisin atë.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i trishtuar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm në Nicë. Kjo dhimbje ndihet nga të gjithë ne në Evropë. Ne kemi për detyrë të bashkohemi kundër dhunës dhe atyre që kërkojnë të nxisin dhe përhapin urrejtje”,- tha Sassoli.

Po ashtu ka reaguar edhe ish-kryeministri francez Jean-Marc Ayrault, i cili gjithashtu theksoi se të gjithë duhet të bashkohen kundër kërcënimit të terrorizmit islamik në Francë.

“Solidarizohem me familjet e viktimave dhe të gjithë banorët e Nicës, kjo ishte më vërtetë një goditje në zemër. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur me të gjitha forcat tona për të përballuar kërcënimin e terrorizmit islamik mbi vendin tonë”,- tha ish kryeministri.

Gjatë masakrës së Nices, një burrë sulmoi me thikë disa persona, duke lënë të vdekur tre veta. Menjëherë pas sulmit autori është arrestuar nga policia franceze.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img