Hapësire reklamuese

Bota

Mbi 40 të vdekur nga sulmi terrorist në Moskë, Shtëpia e Bardhë: Mendimet tona janë me viktimat

Shkruar nga Newsbomb
Të paktën 40 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur nga një sulm terrorist në sallën e koncerteve në Moskë. Nga informacionet e para, mediat ruse raportojnë se ishin tre burra të kamufluar të cilët u futën në sallën e madhe të koncerteve në Crocus pranë Moskës dhe hapën zjarr. Pak minuta pas ngjarjes së rëndë, Shtëpia e Bardhë ka dalë me urgjencë me një reagim ku e përshkruan si “të tmershme”. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, në reagimin për sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, i përshkruan imazhet "të tmerrshme". "Mendimet tona padyshim shkojnë te viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm", - ka thënë Kirby. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se Shtëpia e Bardhë po punon për të mbledhur më shumë informacion mbi sulmin. Ai gjithashtu kërkoi që shtetasit amerikanë të qëndrojnë në kontakt me Departamentin e Shtetit për përditësime dhe informacione të mëtejshme. Kujtojmë se më 7 mars ambasada e SHBA paralajmëroi qytetarët e saj që të shmangnin turmat dhe tubimet në Moskë. Nga ana tjetër reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Moska. “I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në Moskë në sallën e qytetit Crocus.” - kështu deklaroi Ministria e Jashtme ruse e cituar nga Ria Novosti. Lexo edhe: Sulm terrorist në Moskë, të paktën 40 të vdekur dhe 100 të plagosur Pas të shtënave masive në sallën e koncerteve, kryetari i bashkisë së qytetit njoftoi në kanalin e tij zyrtar Telegram se po vendosen masa të veçanta sigurie për shkak të rrezikut të sulmeve të reja. Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, deklaroi se të gjitha ngjarjet sportive, kulturore dhe të tjera masive në kryeqytetin e Rusisë do të anulohen. Gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar në aeroporte, ndërsa udhëtarët këshillohen të mbërrijnë herët për fluturimet e tyre. Zjarri në sallën e koncerteve në Crocus pranë Moskës Pamje nga salla e koncerteve në Crocus pranë Moskës Ria Novosti, media ruse thotë se personat e armatosur gjithashtu "hodhën një granatë ose bombë, duke ndezur një zjarr" që është ende i ndezur. Në momentin e sulmit, qindra njerëz ishin të pranishëm në sallën e koncerteve, shumë u evakuuan ndërsa qindra të tjerë kaanë mbetur të bllokuar brenda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese