Hapësire reklamuese

Bota

Sulmi në Odesa, Zelensky: Vetëm një i sëmurë lëshon raketa pak metra larg kryeministrit grek

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër në lidhje me sulmin me raketa ruse në Odessa më 5 mars pak metra vendtakimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Zelensky është pyetur nga gazetarët ukrainas nëse Putin kishte për qëllim ta vriste me sulmin me raketa më 5 mars.

“Duhet të jesh i sëmurë për të goditur me një raketë disa qindra metra larg kryeministrit grek” – është përgjigjur presidenti ukrainas.

“Ne jemi në luftë kundër Rusisë dhe kur mirëpresim liderin e një vendi tjetër, një shteti anëtar i BE-së, dhe Rusia përpiqet të bëjë diçka që mund të jetë e rrezikshme dhe lëson një raket në një distancë brenda disa qindra metrave nga ky udhëheqës, mendoj se duhet të jetë vërtet i sëmurë.”

“Dhe ndërsa më bëni pyetjen se cilat janë qëllimet e Putinit, mendoj se ai është dikush që ka humbur kontaktin me botën reale. Unë besoj se qëllimi i tij është shkatërrimi me çdo mjet i Ukrainës dhe gjithçka që është e gjallë në Ukrainë”, - përfundoi presidenti ukrainas.

Lexo edhe: Raketat ruse tentojnë eleminimin e Zelenskyt, rrezikohet delegacioni i kryeministrit grek që ndodhej në Odesa

Sulmi me raketë ruse ndodhi më 5 mars, pranë autokolonës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Sipas skenarit të zbardhur nga mediat ndërkombëtare, raketat ruse tentuan të eleminojë presidentin ukrainas pasi shpërthimi ka qenë shumë pranë autokolonës së tij.

Më pas, në Odesa ranë sirenat e alarmit dhe u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Kështu e përshkroi ngjarjen dhe vetë kryeministri grek, pak para se të shkonte në takim me presidentin Zelensky.

Kryeministri iu referua sulmit që ndodhi pranë autokolonës së presidentit ukrainas, duke thënë:

“Ne të gjithë kemi një mesazh për Kremlinin: Nuk do të kemi frikë”

“Ne nuk do të kemi frikë, ne do të vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe qytetarët e saj të guximshëm për aq kohë sa duhet. Dhe ne mbetemi të bashkuar për këtë çështje”, - tha ai duke bërë të qartë se nuk do të tolerohet asnjë ndryshim kufiri në Europë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në Odesa

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese