Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sulmi në Banjskë, Osmani: Serbia dëshmoi se nuk do të heqë dorë nga planet e errëta

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi në Banjskë, Osmani: Serbia dëshmoi se nuk do të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti sot fjalimin e saj vjetor para deputetëtve të Kuvendit të Kosovës.

Osmani e nisi fjalimin duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë, Afrim Bunjaku. Presidentja tha se Kosova më 24 shtator “u përball me situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga pavarësia.”

Sipas Osmanit, sulmi i armatosur në Banjskë ishte vetëm një paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta. Presidentja ka akuzuar Serbinë se qëllim ka destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Një grup terrorist e paramilitar, i financuar, trajnuar e mbështetur nga Serbia, e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me planin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim, jo vetëm i vendit tonë, por i gjithë rajonit”, është shprehur Osmani.

Ajo tha  se "Kosova do t'i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht".

Gjithashtu Osmani paralajmëroi dërgimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të hartuar nga ndërkombëtarët në Gjykatën Kushtetuese. Osmani tha se Kushtetuesja duhet ta thotë nëse ky draft-statut është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq presidentja bëri thiorrje që opozita dhe mazhoranca të ulen në një tryezë për të përgatitur komentet bazuar në shqetësimet që kanë.

Fjalimi i presidentes, Vjosa Osmani u bojkotua nga deputetët e partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese