Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Sulmi ndaj Top Channel / Drejtori i Policisë mbledh strukturat, gjenden PROVA TË VLEFSHME, do analizohet edhe ADN

Lajme të ngjashëm

Pak orë pas sulmit me armë ndaj televizionit Top Channel, policia dhe prokuroria duket se kanë arritur të mbledhin disa prova të vlefshme që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamed Rrumbullaku ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me strukturat ku janë analizuar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes si dhe nga mjeti i braktisur nga autorët. Makina që u dogj pranë Golemit, në Kavajë, ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku i është nënshtruar kqyrjes së imtësishme nga ekspertët.

Bëhet me dije se janë gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenja gishtash të cilat do të verifikohen nga databaza e policisë për të parë nëse mund të ketë një emër të cilit i përputhen.

Shumë persona janë shoqëruar gjatë këtyre orëve, përfshi edhe disa persona të ndaluar në Vlorë, të cilët janë shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës ku do iu bëhet ekzaminimi për të parë nëse kanë mbetje baruti në duar, çka ndodh pasi dikush qëllon me armë.

Policia është duke kqyrur edhe itinerarin e makinës përmes kamerave të shumta buzë rrugës. Makina tip “Range Rover” e cila nuk ishte regjistruar në Shqipëri dhe mbante targa të vjedhura, çuditërisht nga makina e një kameramani të Top Channel i cili ia kishte dhënë kushëririt dhe ky i fundit e kishte shitur, u gjet e djegur në vendin e quajtur “Përroin e Agait” me dy kallashnikovë brenda.

Më shumë