Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Sulmi ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Ballës: Rama dërgon Ballën për të kkrijuar histori të rreme, mos bini pre e manipulimeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

14fbf16aa60fce292e98158c8b759c25

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar këta njerëz të papërgjegjshëm që sulmojnë qendrat shëndetësore, pas sulmit ndaj qendrës shëndetësore në Fushë Mbret.

Këtyre akuzave të Ballës i është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo është një histori e rreme për të sulmuar Lulzim Bashën.

Sipas tij, Rama ka dërguar Ballën për të krijuar histori pasi po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.

“Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img