Sulmi ndaj policisë së Kosovës, Basha thirrje Beogradit: Distancohuni nga aktet destabilizuese
Shkruar nga Newsbomb
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e rëndë të shënuar në Kosovës, ku u sulmua policia dhe për pasojë humbi jetën një efektiv dhe mbetën të lënduar dy të tjerë.
Basha u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese.
“I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.
Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.
Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkruan Basha në postimin e saj.
Lexo edhe: Vrasja e policit në Kosovë, Vjosa Osmani: Sulmi është planifikuar nga Serbia, presim aleatët të na mbështesin