Hapësire reklamuese

Rajoni

Sulmi ndaj efektivëve, Kurti: Rreth 30 persona të armatosur, janë rrethuar nga Policia dhe janë ftuar të dorëzohen

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi ndaj efektivëve, Kurti: Rreth 30 persona të armatosur, janë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediet në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e policëv ditën e sotme në Veri.

Kurti bën me dije se rreth 30 persona të armatosur rëndë janë në zonën ku u vra efektivi Afrim Bunjaku. Kreu i qeverisë kosovare thotë se personat e armatosur janë nën rrethimin e policisë po janë ftuar të dorëzohen.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e  policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, deklaroi Kurti.

Sot, persona të maskuar dhe armatosur në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë kishin vendosur dy mjete të rënda kamion duke bllokuar kështu hyrjen në fshat. Policia menjëherë është nisur drejt vendit ku ishte bllokuar rruga, ku janë hasur me sulmin me armë zjarri dhe granata dore.

Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e këtij sulmi një nga efektivët ka humbur jetën, Afrim Bunjaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese