Hapësire reklamuese

Politikë

Sulmi ndaj Berishës, PPE: Ngjarja të dënohet shpejt nga autoritetet kompetente, dhuna e papranueshme

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi ndaj Berishës, PPE: Ngjarja të dënohet shpejt nga

Partia Popullore Europiane ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 6 Dhjetor u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu.

Në një reagim për Fax News, PPE thotë se ka mbështetur do vijojë të mbështesë gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Sipas tyre dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë.

Reagimi i PPE-së:

Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.