
Incidenti i ndodhur një ditë më parë në ambinetet e Komisionit të Medias është kthyer në një debat të gjerë opozitar.
Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nuk lejuan që Flutura Açka të vijonte normalisht mbledhjen, madje në një moment tentojnë t’i marrin edhe mikrofonin.
Pikërisht për këtë situatë, i ftuar në “Opinion” Bardhi thotë se deputetja është një mike e tij dhe shpërthimi ishte “i sinqertë”.
Pjesë nga diskutimi në studio
-A mendon që është një skenë elektorale kjo?
Gazment Bardhi: Deputetja tjetër është mike e imja dhe shpërthimi është aq i sinqertë sa të ishin përballë dy miq.
-A mund ta kishim mbajtur pak sinqeritetin se…?
Gazment Bardhi: Unë kam një zakon politik zoti Fevziu që nuk jam ndryshe para kamerave dhe ndryshe pas kamerave.
-Kshu thotë dhe Rama…
Gazment Bardhi: Këtë e kam, jam i njëjti në çdo moment. Aty kam thënë atë që kam ndjerë, nuk kam patur gjë me kolegen.
-A ndihesh keq për skenën?
Gazment Bardhi: Absolutisht ndihem i keqardhur, do doja që skena të mos ndodhte, kjo ka qenë arsyeja pse për 10 minuta pa filluar mbledhja i jam lutur zonjës Açka për të mos e vijuar mbledhjen, kishte një këmbëngulje, nuk e kuptova pse, megjithëse tashmë e kam kuptuar, është një strategji e zotit Basha.