Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Sulmi me thikë te Xhamia e “Rrugës së Kavajës”, ANTI-TERRORI merr merr në dorë çështjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoria e Anti-Terrorit merr në dorë çështjen për sulmin me thikë që ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, në Xhaminë “Dine Hoxha” , ku 34 vjeçari Rudolf Nikolli plagosi 5 besimtarë.

Për shkak se kjo ngjarje është e rrallë në vendin tonë, vetë kreu i Anti-Terrorit Gledis Nano ka mbërritur dje në vendngjarje. Krimi po hetohet pasi ndodhi një objekt kulti dhe në ditë të shenjta për besimtarët myslimanë që kanë hyrë prej 1 jave në muajin e Ramazanit.

Sipas Policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit: Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja sipas Policisë

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Kush është autori i dyshuar

Rudolf Nikolla është një person problematik në zonë, teksa ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë, motiv i cili mund të jetë dhe “urrejtja fetare” apo thjesht shëndeti i tij i rënduar mendor. Pritet më shumë informacion lidhur me arsyen që e ka çuar të riun të kryejë këtë akt ekstrem.

Siç shihet edhe në foton e 34-vjeçarit, ai vetë ka shenja dhune, të cilat nuk dihet nëse i janë bërë kur është përleshur me të plagosurit apo nga policia kur e ka arrestuar.

175446192 455909282354911 1381717257299012004 n 2 1
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img