Është rritur numri i viktimave në Dnipro të Ukrianës, pas sulmeve me raketa.
Kryebashkiaku i Dnipro ka paralajmëruar se mund të mos ketë të mbijetuar të tjerë pas sulmit me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh në qytetin lindor të Ukrainës.
Një pjesë e tërë e bllokut nëntëkatësh u shemb dhe administrata e qytetit thotë se të paktën 35 njerëz vdiqën. Të paktën 35 të tjerë janë ende të zhdukur dhe 75 të mbijetuar janë plagosur.
“Ka mundësi minimale për të gjetur të tjerë të gjallë”, tha kryebashkiaku Borys Filatov.
Duke folur për televizionin shtetëror në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin këmbënguli se operacionet ushtarake do të planifikoheshin.
Kievi, Kharkiv dhe Odesa u goditën gjithashtu të shtunën në sulme për të cilat Moska tha se kishin në shënjestër infrastrukturën ushtarake dhe energjetike të Ukrainës.