Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Sulmi me raketa dhe armë ndaj avionit të Qeverisë së re në Jemen, një zv.ministër dhe 4 zyrtarë të tjerë të plagosur (PAMJET E FRIKSHME TË SHPËRTHIMIT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c7fcb9ae29b2a78c8eb5af1fee70f3fb

Një zv.ministër dhe 4 zyrtarë të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur nga sulmi me raketa dhe me armë zjarri që ka ndodhur afro një orë më parë në aeroportin e Jemenit.

Sipas mediave ndërkombëtare, sapo avioni me Qeverinë e re të Jemenit ishte kthyer nga Emiratet e Bashkuara, dhe anëtarët e kabinetit po zbrisnin në aeroportin e Adenit, tre shpërthime të fuqishme dhe të njëpasnjëshme ndodhën. Ato u shoqëruan dhe me të shtëna me armë zjarri.

Disa anëtarë të kabinetit dhe kryeministri Maeen Abdulmalik, janë transferuar dhe janë të sigurtë në pallatin presidencial të qytetit. Dyshohet se nga sulmi kanë mbetur disa viktima dhe të plagosur, por autoritetet nuk kanë akoma të dhëna.

Mediat vendase që kanë qenë në transmetim direkt, shkruajnë se janë dëgjuar të paktën tre shpërthime të njëpasnjëshme në aeroportin e Adeni. Deri tani është e paqartë nëse këto shpërthime janë shkaktuar nga sulme me dron apo mortaja të hedhura nga zonat përreth!

Ministri jemenas i informacionit fajësoi për sulmin grupin rebel Houthi të mbështetur nga Irani, sipas Al-Arabiya.

//NEWSBOMB.AL

PAMJE NGA AEROPORTI I JEMENIT:
Eqeyf1rXIAYV-Mx.jpg
Eqeyf_EXYAE6FsI.jpg
EqeygUJXEAEVsU2.jpg
EqeygpNXEAEu-2k.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img