Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Sulmi me MOLOTOV në qendër të Tiranës, Policia: Makina i përket UKT-së!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka dhënë informacion, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person i paidentifikuar hodhi një shishe me lëndë djegëse poshtë një makine të parkuar pranë Bashkisë.

Uniformat blu të kryeqytetit sqarojnë se mjeti nuk është në pronësi të shtetasit Taulant Tusha, ashtu siç u raportua fillimisht, por rezulton të jetë në pronësi të Ujësjellës Kanalizime të Bashkisë Tiranë (UKT)

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur pak më parë ku një shtetas ende i paidentifikuar, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një automjeti, ju informojmë se: Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që automjeti nuk është në pronësi të shtetasit T. T., por në pronësi të UKT-së Bashkisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img