Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Sulmi me gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Manastirliu: Frymëzuar nga gjuha e palogjikshme e urrejtjes, që po përdoret kundër bluzave të bardha

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2806da0cf0228986f623f4e6015cb8a0

Pas sulmit ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, ku u thyen xhamat, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Me anë të një postimi në rrjtet sociale Manastirliu ka dënuar aktin e dhunshëm.

Sipas Manastirliut ky akt ka ardhur si frymëzim prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

“Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.

Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën,” shkruan Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img