Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Sulmi me armë drejt autobusit me nxënës, drejtori i Policisë: Po hetojmë në tre pista paraprake

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një i plagosur në sulmin ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Sulmi ka ndodhur rreth orës 17:00, dje në fshatin Gllogjan.

Për krimin makabër që tronditi Kosovën dhe Shqipërinë ka folur për media dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmetaj. Ai ka thënë se aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për zbardhjen e autorit të krimit.

“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, është shprehur Mehmetaj.

Sipas drejtorit, Policia është duke punuar në dy ose tri drejtime dhe i kanë dyshimet e para, por që është herët të flitet nëse kanë ose jo person/a të dyshimtë.

“Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë”, ka shtuar Samedin Mehmetaj.

Për rastin ka folur edhe një dëshmitar që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi.

“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dal një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai i cili ka qenë i ulur ne ulëset e para të autobusit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img