Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sulmi kibernetik, reagon Kuvendi: Nuk kanë prekur të dhënat në sistem

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi kibernetik, reagon Kuvendi: Nuk kanë prekur të dhënat

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik, ku hakerat e e grupimit “Drejtësi për Atdheun”, njohur ndryshe si “Homeland Justice”, ditën e djeshme vunë në shënjestër faqen zyrtare të Parlamentit.

Në një deklaratë Kuvendi bën me dije se hakerat kanë synuar ndërhyrjen në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Sipas Kuvendit, hakerat nuk kanë arritur që të prekin të dhënat në sistem. Sakaq, ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë:

Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme hakerat sulmuan “One Albania” si dhe faqen e Kuvendit. Ky grupim hakerash, i njëjti me atë që sabotoi sistemet qeveritare të Shqipërisë një vit më parë, më herët njoftoi se kanë vënë në shënjestër sistemet e kompanisë celulare “One Albania” dhe kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëve. Ata bënë me dije se kanë marrë në dorë dhe kanë asgjësuar të dhënta deri në 2 petabajt (2 petabytes).

Lexo edhe: “Deputetët do të shkatërrohen”, hakohet faqja e Parlamentit shqiptar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese