Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulmi kibernetik, reagon Çuçi: Në 6 pika kufitare TIMS është funksional, faleminderit partnerëve amerikanë...

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi kibernetik, reagon Çuçi: Në 6 pika kufitare TIMS

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për sulmin kibernetik që bllokoi dje sistemin TIMS.

Çuçi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

Ministri ka falenderuar partnerët amerikanë që po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt.

“Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS.

Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të  Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa.

Ne kemi punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme” shkruan Çuçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll