Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Sulmi kibernetik në sistemet e shtetit shqiptar, Ministria e Jashtme njofton ndërprerjen e shërbimeve konsullore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton ndërprerjen e shërbimeve konsullore për shkak të sulmit kibernetik që u është bërë sistemeve online prej ditës së djeshme. MEPJ bën me dije se për shkak të sulmit ndaj e-Albania, përkohësisht nuk do ofrohet shërbim për qytetarët.

Deri në një njoftim të dytë, shtetasit shqiptarë nuk do mund të marrin dot asnjë shërbim konsullor në sistemin online të Ministrisë së Jashtme.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

 Dje, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik. Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Më shumë


spot_img








spot_img