Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulmi kibernetik në sistemet e qeverisë, Karcanaj: U synua fshirja e të dhënave kritike të shtetit, e izoluam në kohë dhe s'ka humbje

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi kibernetik në sistemet e qeverisë, Karcanaj: U synua fshirja e

Drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj, ka treguar sot për herë të parë se sulmi kibernetik mbi sistemet e qeverisë shqiptare ka pasur për synim fshirjen e sistemeve me të dhënat kritike të shtetit shqiptar. Ajo është shprehur se falë reagimit në kohë, nuk ka asnjë humbje.

Në një dalje drejtpërdrejt me zv.kryeministren Balluku dhe një ekspert të Microsoft, ajo ka treguar se FBI është angazhuar në hetimet për gjetjen e "hakerave" që synuan rrëzimin e sistemeve online të qeverisë shqiptare.

"Dark Team dhe Microsoft kanë udhëhequr këtë investigim dhe kanë sjellur këtu ekspertët, janë pranë AKSHIT dhe janë këtu. Ky sulm nuk ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. Ka pasur dy lloje sulmesh.

Synimi ka qenë fshirja e sistemeve kritike të të dhënave qeveritare. Falë reagimit të shpejt nuk pati fshirje të dhënash. U krye izolimi i menjëhershëm i tyre, duke zbatuar protokollet ndërkombëtare kibernetike. Sistemet u verifikuan një nga një para se të ktheheshin online.

Mund të them se mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale. Vetë, 4 ditë pas sulmit, një kohë rekord në krahasim me vendet e tjera, e-Albania u kthye në punë. Mbi 1,100 shërbime janë online. Sot që flasim, e-Albania është kthyer për qytetarët me 1202 shërbime", u shpreh ajo.

Linda Karcanaj tha se 98% e shërbimeve në e-Albania janë tashmë të aksesueshme për qytetarët. Drejtuesja e AKSHI-t shpregoji dhe se cilat janë shërbimet që nuk janë kthyer ende.

Të vetmet shërbime për të cilat po punohet ende, janë njehsimi i diplomave, ndihma ekonomike, lista e notave, strehimi social, vërtetimi i diplomës për studentët që kanë kryer Universitetin e Tiranës, pagesat e ujit dhe të energjisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu