Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Sulmi kibernetik godet shërbimet qeveritare, Mali i Zi ua hedh fajin rusëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) konfirmoi më 26 gusht se shërbimet ruse ishin përgjegjëse për një sulm të fuqishëm kibernetik që preku të gjithë strukturën shtetërore të informacionit të Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas agjencisë, sulmi i së premtes ishte i parapërgatitur prej kohësh dhe se një sulm i të tilla përmasave ishte i paprecedentë në shtetin ballkanik.

“Infrastruktura kritike shtetërore është sulmuar”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Agjencisë së Sigurisë së Malit të Zi.

Sulmi i fundit kibernetik në infrastrukturën qeveritare të Malit të Zi ndodhi herët në mëngjesin e së premtes, dhe agjencitë qeveritare nuk e kanë bërë ende të ditur shkallën e dëmit, shkruan REL.

ë herët, kryeministri me mandat teknik, Dritan Abazoviq, konfirmoi se qeveria e Malit të Zi është sulmuar nga hakerat për herë të dytë në pesë ditë, duke i quajtur sulmet të motivuara politikisht.

“Në gjykimin tim modest, ky është një sulm i motivuar politikisht,” tha Abazoviq, duke kujtuar edhe sulmin e mëparshëm kibernetik në 23 gusht pasi qeveria e tij u rrëzua pas mocionit të mosbesimit.

Për shkak të sulmit të fundit kibernetik, qeveria e Malit të Zi ka caktuar një seancë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit.

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ishte i pari që e bëri njoftimin mëngjesin e sotëm në llogarinë e tij në Tëitter, kur deklaroi se Mali i Zi ishte i ekspozuar ndaj një serie të re sulmesh kibernetike mbi infrastrukturën informative të qeverisë.

“Objektivi kryesor është struktura e organeve shtetërore”, tha Dukaj, duke shtuar se “aleatët janë informuar” për sulmet.Zyra e Brendshme dhe prokuroria po hetojnë sulmet e deritanishme në Infrastrukturën Informative të Qeverisë së Malit të Zi.

Më shumë


spot_img








spot_img