Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Sulmi Kibernetik, AKSHI: Shërbimet publike online janë rikthyer në normalitet në e-Albania

Lajme të ngjashëm

Pas sulmit kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset në e-Albania janë rikthyer në normalitet të plotë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se aktualisht 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania

Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:

–              aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës

–              deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme

–              ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike

–              kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social

–              lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

 

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

 

Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.

 

Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë:

 

–              Sistemi i Qëndres së Botimeve Zyrtare;

–              e-Inspektimi;

–              Sistemi i menaxhimit tëinformacionit për burimet njerëzore të administratës;

–              Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

 

Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës. Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

AKSHI shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit që ia dolën të rikuperojnë në një kohë rekord shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën gjatë gjithë këtyre ditëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë