Është rritur numri i viktimave dhe të plagosurve në Pakistan, pas sulmit kamikaz në një xhami në Peshawar.
Bëhet me dije se numri i viktimave ka shkuar në 28, ndërsa numri i të plagosurve në 150. Policia raporton se shpërthimi ka të ngjarë të jetë rezultat i një sulmi vetëvrasës dhe hetimi tashmë është duke u zhvilluar, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë namazit të pasdites në një zonë të sigurisë së lartë.
Shumë prej të plagosurve u dërguan në një spital lokal, disa në gjendje kritike. Sipas policisë, numri i viktimave do të rritet ndjeshëm pasi ka persona të bllokuar në rrënojat e godinës së shembur.
Xhamia ndodhet pranë një kompleksi policor dhe rreth 260 persona ishin brenda kur ndodhi shpërthimi, sipas policisë.
پشاور میں پولیس لائنز کی مسجد میں نماز ظہر کے دوران دھماکے کے نتیجے میں ابھی تک کی اطلاعات کے مطابق 50 افراز زخمی ہیں۔#Peshawar pic.twitter.com/XxRn1dFA7u
— Khurram Iqbal (@khurram143) January 30, 2023