Hapësire reklamuese

Bota

Sulmi i ri i Erdoganit ndaj Izraelit: S’do lejojmë të vdesin vëllezërit tanë në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi i ri i Erdoganit ndaj Izraelit: S’do lejojmë të vdesin

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka nisur një sulm të ri ndaj Izraelit. Gjatë fjalimit në Rizunda, në Turqinë verilindore, Erdogan tha se detyra e vendit të tij është të ndalojë masakrat në Gaza.

Kreu i shtetit turk u zotua që nuk do t’i lënë vetëm “vëllezërit” në Gaza, teksa theksoi se është një përgjegjësi historike të marrësh një qëndrim të ashpër kundër atyre që mbështesin këto vrasje.

“Është detyra jonë të shpëtojmë vëllezërit tanë palestinezë nga shtypja izraelite dhe të ndalojmë masakrat që po ndodhin në Gaza para syve të gjithë botës”, tha ai ndër të tjera.

Këto deklarata të forta të presidentit turk janë bërë vetëm disa orë para vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Zyrtari amerikan do të vizitojë Ankaranë për të takuar ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Madje, sipas informacioneve të publikuara në mediat ndërkombëtare, për palën amerikane u bë e ditur se presidenti turk nuk do të ishte i disponueshëm për një takim, për shkak të angazhimeve, ndoshta vizitës në Rizunda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese