Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Sulmi i radhës nga hakerat?! Sistemi TIMS bie në Portin e Durrësit, Kakavijë e Kapshticë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sistemi TIMS i Policisë së Shtetit ka rënë përsëri mbrëmjen e sotme, shkruan newsbomb.al. Në Portin e Durrësit dhe në disa pika tokësore të kalimit kufitar, sistemi nuk punon dhe për pasojë zyrtarët policorë janë duke punuar manualisht.

Aktualisht ka raportime se sistemi TIMS ka ndalur së funksionuari në Pikat e Kalimit Kufitar Kakavijë, Kapshticë, në Qafë Thanë e Tushemisht. Ndërkohë, për Doganën e Morinës dhe Portin e Vlorës deri tani nuk ka raportime, nëse sistemi ka rënë apo puna vazhdon.

Situata paraqitet më kaotike në Portin e Durrësit, në terminalin e përpunimit të pasagjerëve. Qindra qytetarë janë duke pritur në radhë për t’u nisur, ndërkohë që vonesa pritet të ketë dhe në nisjen e trageteve.

Situata është e paqartë dhe deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit, nëse kemi të bëjmë me ndonjë problem teknik të Sistemit TIMS, sistem që regjistron të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve në Shqipëri, apo ky është një sulm i radhës nga hakerat.

Edhe në ditët e para të shtatorit 2022 kur ky sistem u sulmua nga hakerat, pati një paralizim të punës në të gjitha pikat doganore të vendit, në porte dhe Aeroportin e Rinasit. Policia kaloi në shërbim manual për të shmangur radhët dhe të mos bllokuar hyrje-daljet nga vendi.

Hetimet e zhvilluara me ndihmën e partnerëve amerikanë dhe europianë, arritën në përfundimet se sulmet mbi sistemet qeveritare në korrik dhe më pas ato në shtator, ishin të financuara nga Irani dhe për këtë Shqipëria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, shkruan newsbomb.al.

Më shumë


spot_img








spot_img