Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulmi i përgjakshëm me një viktimë në Paris, momenti i arrestimit të autorit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi i përgjakshëm me një viktimë në Paris, momenti i
Një burrë ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm i përgjakshëm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit. Sulmi ndodhi në Quai de Grenelle, pranë Kullës Eifel pak para orës 21:00 mbrëmjen e djeshme. Një shtetas francez 26-vjeçar i njohur për shërbimet e sigurisë është arrestuar dhe prokurorët e antiterrorizmit kanë hapur një hetim. Videoja e arrestimit të autorit të sulmit të përgjakshëm në Paris po bën xhiron e rrjetit. Autori, një 26 vjeçar qëlloi për vdekje një turist gjerman dhe plagosi dy të tjerë, në atë që e cilësoi si një shenjë hakmarrje për myslimanët që po vriten në botë. Në videon e publikuar në platformën “X” shihet sulmuesi duke u përpjekur t’i shpëtojë dy policëve, një burrë dhe një gruaje, të cilët i drejtojnë armët. Në të njëjtën kohë, autori postoi një video në rrjetet sociale duke marrë përgjegjësinë për sulmin e tij. Në këtë fazë, hetuesit nuk e dinë se kur është regjistruar video, por ajo është postuar në internet “njëkohësisht” me sulmin, sipas burimit të sigurisë. Menjëherë pas sulmit ka reaguar presidenti francez, Macron. Në postimin e tij, Emmanuel Macron i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të shtetasit gjerman që humbi jetën. Sulmi vjen më pak se dy muaj pasi një mësues u vra në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin verior të Arras, duke bërë që qeveria franceze të vendosë vendin në nivelin më të lartë të alarmit të sigurisë kombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese