Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sulmi i KZAZ-së në Dibër, militantët e PD protestojnë para policisë

Shkruar nga Newsbomb

 

Militantë të Partisë Demokratike në Dibër po protestojnë mëngjesin e sotëm para policisë, për lirimin e personave të shoqëruar pas sulmit të mbrëmshëm të KZAZ.

 Mësohet se deri tani janë shoqëruar 12 persona ndërkohë që pritet të ketë të tjera shoqërime.

Militantët e PD, sulmuan mbrëmjen e djeshme  thyen me dhunë KZAZ-në nr.19 në Dibër, e cila ndodhet brenda shkollës së mesme 'Nazmi Rushiti'. Nga përplasja e dhunshme në ambientin mbetën të plagosur disa efektivë të policisë që kanë tentuar të ndalojnë militantët dhe përfaqësuesit e PD së zonës.

Ndërkohë, ditën e sotme, forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ nr.19.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Dibrës ka arrestuar 12 persona, 39 të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28 Qershor 2019 rreth orës 21.00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.

Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim. Policia ka arrestuar në flagrancë 12 shtetas, konkretisht: • K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan • M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë • A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr • F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi • A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër • E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër • J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër • I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër • O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë • E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër • L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë • A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë. Për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe 39 shtetas të tjerë .

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për veprat penale: ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, dënimi nga 5 deri në 15 vjet, Neni 236/2 dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet dhe Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet. Policia e Dibrës nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të implikuar. Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet kriminal.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu