Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Sulmi i ISIS në Kabul, Biden zotohet: Ne nuk do të falim. Do t’ju kapim dhe do ju bëjmë të paguani

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Joe Biden premtoi të enjten se Shtetet e Bashkuara do t’i gjenin autorët e sulmeve vetëvrasëse dhe personat e tjerë përgjegjës për ato sulme vdekjeprurëse, anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, jashtë aeroportit të Kabulit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur me shpresën për të ikur nga vendi i kontrolluar nga talebanët.

Në fjalimin e tij, zoti Biden u zotua se evakuimet do të përfundojnë dhe Shtetet e Bashkuara do t’i kapin ata që qëndrojnë pas sulmit. “Ata që kryen këtë sulm, si dhe cilido që do t’i bëjë keq Amerikës duhet ta dinë: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju kapim dhe do t’ju bëjmë të paguani,” tha ai nga Shtëpia e Bardhë.

Autorët e sulmeve kishin goditur orë më parë në dy vende përreth perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, pranë Portës Abbey dhe para një hoteli aty pranë. Numri viktimave ka shkuar në 103, ndërsa të plagosurit janë mbi 150.  Pentagoni konfirmoi se 13 ushtarë amerikanë ishin mes viktimave.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se forcat amerikane në Kabul po përgatiteshin për sulme të tjera nga Shteti Islamik. Viktimat e sulmit ishin të parat mes ushtarëve amerikanë që nga shkurti 2020. Sulmi i djeshëm konsiderohet i incidenti më vdekjeprurës për trupat amerikane në Afganistan prej një dekade.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin. Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja dënuan sulmet, ashtu si edhe zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img