Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sulmi i Hamasit në Gaza, OKB: Është faktuar dhunë seksuale dhe përdhunim në grup

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi i Hamasit në Gaza, OKB: Është faktuar dhunë seksuale

Ekspertë të Kombeve të Bashkuara kanë vizituar Izraelin nga 29 janari deri më 14 shkurt për të grumbulluar, analizuar dhe verifikuar të dhënat për dhunën seksuale të lidhur me sulmin e 7 tetorit.

Pas realizimit dhe grumbullimit të të dhënave, eksperti i Kombeve të Bashkuara raportoi se OKB ka arsye të forta për të besuar se ka pasur dhunë seksuale, përfshirë përdhunim në grup, në disa zona në Izrael gjatë sulmit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit.

Janë mbledhur gjithashtu edhe të dhëna të hollësishme dhe të besueshme, të cilat mund të jenë tregues i disa formave të dhunës seksuale, përfshirë gjymtimin gjenital, torturën, apo trajtimin mizor, çnjerëzor dhe përçmues”, - thuhet në raportin 24-faqësh të OKB-së.

Grupi radikal palestinez, Hamas i ka mohuar vazhdimisht akuzat për dhunë seksuale. Pjesëtarët e Hamasit e sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, ku vranë 1.200 njerëz dhe rrëmbyen 253 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite. Ndërsa deri sot numri i viktimave e ka kaluar 30.000 palestinezë.

“Ekipi i misionit gjeti informata bindëse dhe të qarta se disa pengje që u dërguan në Gazë, ishin subjekt i formave të ndryshme të dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin, dhe ka arsye të forta për të besuar se një dhunë e tillë mund të ketë qenë e vazhdueshme.”

Ky ekip tha se mund të nevojitet një hetim i plotë për ta vërtetuar madhësinë e përgjithshme, fushëveprimin dhe atributin specifik të dhunës seksuale.

Ekipi i OKB-së tha se ka marrë të dhëna edhe nga burimet institucionale dhe të shoqërisë civile, si dhe nga intervistat e drejtpërdrejta për “dhunën seksuale kundër grave dhe burrave palestinezë në qendrat e ndalimit, gjatë bastisjeve nëpër shtëpi dhe në pika të kontrollit”, pas 7 tetorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese